Haaland, shpenzime pa kufij, Bugatti me model unik

Erling Haaland nuk kursen kur bëhet fjalë për makinat. Sulmuesi norvegjez ka vendosur t’i bëjë vetes një dhuratë luksoze: një Bugatti Tourbillon, që do t’i kushtojë plot 4 milionë paund. Një model pothuajse unik, pasi do të prodhohen vetëm 250 ekzemplarë. Një “shëtitje” nga ana financiare për ish-lojtarin e Salzburgut, i cili në janar rinovoi kontratën me Manchester City deri në vitin 2034. Për më tepër, me një rritje të ndjeshme të pagës, që tani arrin 26 milionë paund në vit.

Edhe për këtë arsye, Haaland nuk hezitoi të blejë këtë Bugatti ekskluzive, e cila ka një motor me 1800 kuaj fuqi. Kjo makinë, që i përket kategorisë hypercar, konsiderohet nga ekspertët si maja e inxhinierisë dhe teknologjisë automobilistike. Daily Mail shkruan se mbetet për t’u parë nëse makina do t’i dorëzohet në ngjyrën qielli të Manchester City.

sfidanti.al