Llogaritet që ka fituar 72 000 euro për çdo minutë që ka luajtur, që është aktivizuar në vetëm 28 ndeshje në gati një vit e gjysmë, dhe që ka shënuar vetëm 3 gola. Kjo është jeta madrilene e Eden Hazarit, supertalentit belg që Çelsi pranoi ta transferonte vetëm kundrejt 100 milionë eurove, plus shpërblimeve të ndryshme që mund të arrijnë në 40-50 milionë euro. i vlerësuar si lojtar në nivelin e Mesit dhe të Ronaldos, madje edhe nga Zhoze Murinjo, Hazar nuk po mundet ta tregojë veten sidomos për shkak të dëmtimeve, pasi ka pasur 8 “ndalesa” në shumë pak kohë. Me 1860 minuta në fushë, 3 gola e 7 asiste, ylli po e shqetëson shumë presidentin Perez dhe trajnerin Zidan, aq më tepër sepse është në moshën 30-vjeçare, pra nuk është edhe aq i ri.
Sfidanti.al