Nations League, Itali-Spanjë dhe Belgjikë-Francë në gjysmëfinale

Itali-Spanjë dhe Belgjikë-Francë janë dy ndeshjet gjysmëfinale të fazës Final Four të Ligës së Kombeve. Ky është verdikti I shortit të hedhur në Nyon të Zvicrës për këtë fazë të kompeticionit ku do të shpallet fituesja e edicionit të dytë të tij. Italia dhe Spanja do të luajnë mes tyre në San Siro në 6 tetor të 2021, ndërsa një ditë më pas në Allianz Stadium të Torinos do të luhet sfida tjetër mes Belgjikës dhe Francës.

Finalja e madhe e Ligës së Kombeve do të luhet në 10 tetor të 2021 në Milanon, ndërsa finalja e vogël për vendin e tretë do të luhet në të njëjtën ditë në Allianz Stadium.

Italia dhe Spanja janë përballur në 35 sfida mes tyre dhe bilanci sheh një avantazh të lehtë të La Rojas me 12 fitore, 13 barazime, ndërsa 10 janë fitore të Italisë. Herën e fundit që Italia dhe Spanja janë ndeshur mes tyre ka qenë në Euro 2016 me Të Kaltrit që fituan 2-0.

Ndërsa Belgjika dhe Franca janë përballur 75 herë mes tyre me ‘Red Devils’ që janë në avantazh me 30 fitore, 19 barazime ndërsa 26 ndeshje janë fituar nga Blutë. Herën e fundit që Belgjika dhe Franca janë ndeshur mes tyre ka qenë në gjysmëfinale të Botërorit 2018 me Francën që fitoi me rezultatin 1-0.

Sfidanti.al