E ardhmja e Joachim Loew në pankinën e përfaqësueses gjermane vazhdon të diskutohet në Gjermani. Pasi u ratifikua konfirmimi i tij deri në Botërorin e 2022. E përditshmja gjermane ‘Bild’ zbuloi disa detaje të takimit të zhvilluar në selinë e Federatës Gjermane të Futbollit në Frankfurt pas humbjes tenistike të pësuar me Spanjën në Nations League.
Sipas kësaj të përditshmeje, në këtë takim, presidenti i DFB, Fritz Keller tentoi të bindë Joachim Loew që të jepte dorëheqjen përpara Evropianit. Gjithnjë sipas ‘Bild’ , Keller i propozoi trajnerit qëndrimin në stol nëse arrin objektivat në Evropian, ku gjysmëfinalja është objektivi minimal. Loew e mohoi në mënyrë kategorike këtë propozim dhe madje e konsideroi këtë ofertë si fyerje për punën e tij. Si pasojë, Loew ngriti zërin, u mbrojt me shumë energji duke i kërkuar drejtuesve të DFB mbështetje pas suksesve të arritur gjatë 14 viteve te fundit.
Loew vuri theksin te besimi që gëzon te një pjesë e futbollistëve dhe preznatoi edhe planin që do të mundësojë kthimin e përfaqësueses gjermane në Olimpin e futbollit botëror.
Sfidanti.al