Australian Open, turneu Grand Slam do të nisë në 8 shkurt në 2021

Pas shumë javësh dyshime dhe bisedimeve të gjata me autoritetet lokale, më në fund u mor një vendim. Melbourne vetëm para pak kohësh ka dalë nga periudha e kufizimit pas valës së dytë të pandemisë Covid-19.

‘U desh pak kohë, por lajmi i mirë është se do të jemi në gjendje që të organizojmë Australian Open që nga 8 shkurti-shkruante në një letër drejtuar tenistëve, Drejtori i Turneut Craig Tiley-sportistët do të duhet t ëkryejnë një karantinë prej 2 javësh duke nisur nga 15 janari, por qeveria e shtetit të Victorias do të lejojë disa kushte të vecanta duke I lejuar ata që të përgatiten për një turne Grand Slam’.

Tenistët që do të rezultojnë negativë në teste  do të mund të stërviten sigurishtduke respektuar masat kufizueze. Në javën e parë të muajit shkurt do të luhet turneu përgatitës. Sipas ‘L’Equipe’ gjatë karantinimit askush nuk do të lejohet të kalojë më shumë se 5 orë jashtë dhomës së hotelit edhe pse në këtë periudhë kohe mund ata mund të lëvizin normalisht në qytet

Sfidanti.al