Ylli i Barcelonës, Lamine Jamal është një nga lojtarët më të mirë në qarkullimi dhe kartoni i tij kushton 200 milionë euro sipas Transfermarkt. Atij i bashkohen Kylian Mbape dhe Erlind Haaland, si lojtarët më të vlefshëm në botë. Jude Bellingham (160 milionë euro) dhe Vinicius Junior (150 milionë euro) janë përkatësisht të katërtit dhe të pestit, përpara Pedrit (140 milionë euro).
Pavarësisht një rënieje në vlerën e tij në treg, anglezi mbetet përpara brazilianit, i cili padyshim po vuan nga mungesa e golave. Sa i përket Federiko Valverde, ai tani është i dhjeti, gjithashtu më pak në vlerë, megjithëse mbetet në 120 milionë euro.
Lojtarët më të shtrenjtë në treg sipas Transfermarkt:
Lamine Jamal (Barcelona): 200 milionë euro
Kylian Mbape (Real Madrid): 200 milionë euro
Erling Haland (Mançester Siti): 200 milionë euro
Jude Bellingham (Real Madrid): 160 milionë euro
Vinicius Junior (Real Madrid): 150 milionë euro
Pedri (Barcelona): 140 milionë euro
Jamal Musiala (Bajern Mynih): 130 milionë euro
Majkëll Olize (Bajern Mynih): 130 milionë euro
Bukaoj Saka (Arsenal): 130 milionë
Federiko Valverde (Real Madrid), Kol Palmer (Çelsi), Deklan Rajs (Arsenal), A. Isak (Liverpul): 120 milionë

