Frikë dhe humor për një ndeshje ku topi do të “blindohet”

Ju kujtohet një batutë e fortë pas ndeshjes me Serbinë, ku “ humbëm ndeshjen dhe fituam notën 10 në gjimnastikë”.  Batutë e mbushur me helm për politikanët, që na ngushëlluan pas ndeshjes , duke thënë se “masat për sigurinë e ndeshjes me Serbinë ishin gjëja më e bukur që na ndodhi”. Të qullur nga shiu, të ftohur deri në brinjë nga loja pa busull e Kombëtares, tifozët u larguan nga stadiumi me frikën se policia mos i kontrollonte prapë edhe kur të dilnin..

Në prag të ndeshjes me Izraelin, tifozët, kanë arsye të kujtojnë ndeshjen me Serbinë, ngaqë për t’u futur në stadium,do  të duket si një udhëtim në “vrimën e miut”. Në emër të luftës kundër terrorizmit, njerëzit e futbollit i  dhurojnë aq shumë liri politikës, sa për fat të keq, nuk është më ndeshja ngjarja më e spikatur. Këtë herë, ndryshe nga ndeshja me Serbinë, urojmë që notën 10-të ta marrim në fushë dhe jo në ..gjimnastikë.

G.S