Boksieri shqiptar, me banim në Londër, dominoi luftën e tij ndaj ukrainasit Maksim Prodan, në stadiumin “Totenhem” të kryeqytetit britanik dhe doli fitues me meritë. Florian Marku pati epërsi ndaj rivalit, duke realizuar edhe një hakmarrje pas konfliktit verbal dhe fizik në konferencën e përbashkët për prezantimin e duelit. Ai e mori fitoren në peshën e mesme dhe bashkë me të edhe brezin e kampionit interkontinental në versionin IBF. Gjithsesi, suksesi edhe pse ishte i merituar u arrit me dy gjyqtarë që votuan në favor, dhe një tjetër që votoi për ukrainasin. Notat ishin 97-93 dhe 96-94 për Markun, ndërsa gjyqtari i tretë u duk sikur kishte parë një ndeshje tjetër pasi ia dha fitoren Prodanit, 99-91 (!!!)
Sfidanti.al