Flick “kërcënoi” lojtarët në pushim të El Clasico-s

Kishte një kuriozitet të madh në Barcelonë, në ditët para “El Clasico”-s, nëse Hansi Flik do të fuste ndonjë nuancë në qasjen e tij të guximshme për të luajtur në “Bernabéu” me një mbrojtje të lartë. Por gjemani i qëndroi besnik idesë së tij, duke rrezikuar jo pak dhe në fund doli i fituar. Guximi i tij u shpërblye me një fitore 4-0. Dhe, në rast se kishte dyshime në pjesën e parë, edhe me rezultatin 0-0 dhe pa filluar vërshimi i golave, Flik e përsëriti këtë në fjalimin e tij të pjesës së parë. Janë mediat spanjolle që kanë zbardhur prapaskenat e fjalimit të Flik drejtuar lojarëve të tij në pushimin mes dy pjesëve. Sipas “Mundo Deportivo”, trajneri u kërkoi lojtarëve të tij që të mbanin vijën e mbrojtjes në të njëjtën pikë si në pjesën e parë, pavarësisht sinjaleve nga Mbape. Ai kërkoi që ekipi të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë, me të njëjtin plan loje. Për më tepër, ai ishte shumë i qartë kur paralajmëroi se: “Kushdo që vonohet një metër do ta zëvendësoj!” Ai kërkoi përkushtimin e plotë të lojtarëve të tij ndaj qasjes dhe e arriti atë. Barcelona në fund arriti të shkatërronte Realin me planin fillestar të trajnerit të saj.

sfidanti.al