Flasin “engjëjt” Nejmar e Kavani, uruguajani më pranë të vërtetës!

“Proçkën” e bënë, dhe tani mediat u janë sulur të dyve. Nejmar dhe Kavani duhet të sqarohen për atë që ndodhi në fushë në ndeshjen PSG-Lion, madje edhe më shumë sesa presidenti Al Helaifi dhe trajneri Unai Emeri. Të dy kanë folur së fundi, veçse deklaratat nuk kanë qenë aspak të ngjashme. Nejmar ia ka hedhur fajin mediave që sipas tij “kanë krijuar diçka që nuk ekzistonte” (a thua se ata që u zunë nuk ishin braziliani dhe uruguajani, por dy sozi në një vend krejt tjetër). Më logjike përgjigja e Kavanit. “Unë jam i hapur për bashkëpunim me këdo, – tha ai, – të gjithë jemi të ndryshëm dhe kemi mënyrën tonë për të menduar, por e para vjen skuadra, prandaj duhet të jemi të bashkuar. E quaj veten barabar me këdo”.

Sfidanti.al