UEFA ka njoftuar se “Camp Nou” i Barcelonës dhe “Wembley” i Londrës do të garojnë për organizimin e finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2029.
Pas përfundimit të afatit për paraqitjen e ofertave, Spanja dhe Anglia mbetën dy kandidatet e vetme për natën më prestigjioze të futbollit europian. “Wembley” ka një histori të pasur, me shtatë finale të zhvilluara, përfshirë atë të vitit 2024 dhe triumfin e Barcelonës në 2011.
Nga ana tjetër, “Camp Nou” ka pritur dy finale më parë, përfshirë atë të paharrueshme të vitit 1999 midis Manchester United dhe Bayern Munich. Stadiumi katalanas është në proces rinovimi, me synimin për të ofruar kushte moderne dhe kapacitet të rritur.
Barcelona synon gjithashtu të mirëpresë finalen e Kupës së Botës 2030. UEFA do të vlerësojë infrastrukturën, aksesin dhe përvojën që mund të ofrojë secili impiant.
Vendimi përfundimtar pritet të merret në muajt e ardhshëm, ndërsa “Allianz Arena” është tashmë e konfirmuar për finalen e vitit 2028.
sfidanti.al

