Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar vendimin e Komitetit Ekzekutiv, që miraton kërkesën e Partizanit për rimbursimin e shpenzimeve të kryera për arredimin e hotelit.
Njoftimi i FSHF-së:
“Komiteti Ekzekutiv i FSHF ka miratuar kërkesën e klubit FK Partizani për rimbursimin e shpenzimeve të kryera për arredimin e hotelit të ri në kompleksin sportiv të klubit.
Ky projekt është pjesë e zhvillimeve të rëndësishme infrastrukturore që po realizohen në futbollin shqiptar, duke rritur standardet e kushteve të punës dhe akomodimit për klubet. FSHF vlerëson se ky investim përfaqëson një hap tjetër të rëndësishëm për modernizimin e infrastrukturës sportive, duke krijuar ambiente bashkëkohore dhe funksionale në shërbim të ekipeve. Ky vendim konfirmon angazhimin e FSHF për të mbështetur projektet e klubeve shqiptare dhe për të ngritur më tej standardet e futbollit në vend”.
sfidanti.al

