Lionel Messi në Arabinë Saudite, ashtu si Cristiano Ronaldo, duket si diçka që do mbetet thjeshtë një ide.
Sulmuesi argjentinas kohët e fundit e zgjati kontratën e tij me Inter Miami deri në qershor 2028 dhe aktualisht po luan në playoff-et e MLS, sakaq kampionati amerikan do rifillojë në fund të shkurtit ose në fillim të marsit. Kështu që disa klube saudite thuhet se kanë marrë në konsideratë huazimin e Messit.
Një zyrtar i lartë saudit, Abdallah Hammad (drejtor i përgjithshëm i Akademisë Mahd për Zhvillimin e Talenteve), deklaroi në një podcast në stacionin Thmanya.
“Ia paraqita propozimin Ministrit të Sportit, por ai refuzoi të lejonte Messin të vinte vetëm për katër muaj dhe çështja u mbyll. Ministri tha se kampionati saudit nuk është thjeshtë një kamp stërvitje-je”.
sfidanti.al

