Roma është vërtet skuadra e “Qytetit të Përjetshëm”, është ëndrra e thuajse çdo turisti në botë, por kur vjen puna tek futbolli kulmet i ka shumë të vështirë. E ka bërë në 1942 me Amadein, një argjentinas dhe shqiptarin e Mitrovicës, Riza Kryeziu, e ka bërë në 1983 me Nils Lidholmin, Bruno Kontin e Falkaon, si dhe në 2001 me Françesko Totin e Fabio Kapelon. Sot duket shumë larg këtyre kulmeve dhe për më tepër, një tjetër shqiptar si Marash Kumbulla po e ndjen sesa fillim të vështirë do të ketë. Së pari, Disiplina i hoqi pikën në tavolinë Romës për ndeshjen me Veronën, sepse një lojtar ishte i palejueshëm për të luajtur, Diauara. Verona “e tij” mori fitoren 3-0 në tryezë ndaj Romës së Kumbullës, që atë mbrëmje ishte në stol. Së dyti, atmosfera në klub është e vështirë pasi Edin Xheko dështoi që të largohej për të dytin sezon radhazi. As vjet Interi dhe as këtë vit Juventusi nuk e morën dot boshnjakun, i cili ndihet keq, ashtu siç ndihet keq edhe trajneri Fonseka që do të ketë një lojtar “të mbetur në derë”. Gjithsesi, mbrojtësi 20-vjeçar i kombëtares është i kënaqur sepse mbërriti në një “piacë të madhe”.
Sfidanti.al