Stadiumet në Premier League mbeten të mbyllur. Rihapja e impianteve të futbollit anglez që ishte parashikuar të ndodhte në 1 tetor për momentin është pezulluar. Vendimi për të shtyrë për një datë tjetër të rihapjes së dyerve të stadiumeve për një numër të kufizuar prej 1000 tifozësh u mor nga qeveria britanike pasi u vu re një rritje e numrit të të prekurve me Covid 19 që javën e fundit e kaloi shifrën e 4000 rasteve ditore.
‘Po vlerësonim programin për rihapjen e stadiumeve, por ky nuk është momenti-tha Ministri i Zyrës qeveritare, Michael Gove-ajo që duam është të garantojmë sigurinë maksimale të mundshme për tifozët në momentin kur do të jetë e mundur për t’u kthyer në stadiume’
Ditën e hënë, alarmi për Covid 19 në Mbretërinë e Bashkuar shkoi në 4 që do të thotë se përhapja e coronavirusit është e lartë ose në rritje eksponenciale. Në ditët e fundit numri i rasteve është dyfishuar duke detyruar kryeministrin Johnson të marrë masa të reja kufizuese për jetën sociale ku përfshihet edhe shtyrja e hapjeve të stadiumeve.
Sfidanti.al