FIFA do të shpërngulet nga Zvicra, për shkak të ..njollave morale

Federata botërore e futbollit, FIFA, po shqyrton mundësinë që të shpërngulet nga Zvicra, më saktë nga Zyrihu, ku prej 87 vitesh ndodhet selia e saj e përgjithshme, shkruan gazeta “Nju Jork Tajms”, duke vënë në dukje se kjo ide është ende në fazën fillestare dhe se ajo ka dalë në “sipërfaqe” që në qershor, kur president i saj u rizgjodh Xhani Infantino.

Dy arsye jepen për idenë e shpënguljes: e para, për shkak të ligjshmërisë zvicerane që e vështirëson shumë punësimin në FIFA të atyre personave që nuk janë evropianë, dhe e dyta – prestigji i “shtëpisë” botërore të futbollit është njollosur shumë, për shkak të aferës së korrupsionit të vitit 2015 që përfundoi me largimin nga kjo organizatë sportive botërore të ish-presidentit Sep Blater dhe ish-presidentit të UEFA-s Mishel Platini.

FIFA është krijuar në Paris më 1904, ndërkohë që në Zyrih ajo u shpërngul më 1932, më shumë, për shkak të vendndodhjes së Zvicrës në qendër të Evropës, si edhe për shkak të asnjanësisë politike të këtij vendi, por edhe për shkak të taksave më të ulta.

Ka paralajmërime se FIFA mund të shpërngulet në Paris.

Sfidanti.al