Ferguson dhe Venger në “Hollin e Famës” të Premier Ligë!

Premier League ka nderuar dy legjendat e trainingut, Aleks Ferguson dhe Arsen Venger. Ish-teknikët e Man. Junajtid dhe Arsenalit hynë në histori si trajnerët e parë që fitojnë një vend në “Hollin e Famës” të kampionatit anglez të futbollit. Një vlerësim i merituar për dy mjeshtrat e futbollit që fituan gjithçka në Angli. Ferguson mori drejtimin e Junajtidit në një moment të vështirë dhe pavarësisht një fillimi të vështirë, ai i drejtoi “Djajtë e Kuq” në fitimin e 13 titujve. Venger u ul 828 herë në stolin e Arsenalit dhe fitoi tre herë titullin kampion. Por ai që mbahet më shumë mend është i sezonit 2003/2004 ku “Topçinjtë e Londrës” nuk humbën asnjë ndeshje. Por përvecëse fitues, Ferguson dhe Venger ishin dhe rivalë të mëdhenj me njëri-tjetrin, madje ata nuk e kanë fshehur aspak këtë fakt në biografitë e tyre.

Sfidanti.al