Është Kolo Muani i Frankfurtit, Lojtari i Vitit i Bundesligës

Sulmuesi francez tregoi vlerat e tij, edhe pse Ajntrahti nuk fitoi ndonjë trofe dhe nuk arriti ndonjë sukses të madh. Gjithsesi, mbi 250 futbollistë të Bundesligës e votuan atë, të riun Randal Kolo Muani, si Futbollistin më të Mirë të Vitit në kampionatin gjerman. Kolo Muani, të cilin e kërkojnë Bajerni dhe Man. Junajtidi, mori 24.2 për qind të votave, ndërsa në vend të dytë doli Xhud Belingham i Dortmundit (tani tek Reali) me 17.5 për qind. Sulmuesi i Verderit dhe i kombëtares gjermane, Niklas Fylkrug, doli i treti me 11.9 për qind të votave.

Sfidanti.al