Ishte një rekord që e mbante legjenda Kun Aguero. Sulmuesi i madh argjentinas realizoi 26 gola për Mançester Sitin në sezonin 2014-2015 në Premier Ligë, dhe kjo ishte shifra më e lartë e një “qytetari” në elitën angleze. Kjo, derisa mbërriti Erling Halandi tek Siti. Gjigandi norvegjez realizoi vetëm një herë në fitoren 4-1 në Bornmuth, por kjo mjaftoi për të arritur në kuotën e 27 rrjetave këtë sezon. Ky është rekordi i ri i klubit, ndërsa skuadra e Pep Guardiolës mbetet me shpresë për të mbrojtur titullin duke qenë vetëm 2 pikë prapa Arsenalit kryesues, që gjithsesi ka luajtur një ndeshje më pak.
Sfidanti.al