Në zemrën e tij është lidhur një fibrilator, një aparat që ndihmon në stabilizmin e rrahjeve, pra për të shmangur aritminë. Shumë në rregull dhe Kristian Eriksen del nga spitali në Kopenhagen, “i kopsitur”, që do të thotë se do të jetë i mbrojtur nga miokarditi. Gjithsesi, për karrierën në futboll duhet pritur. Së pari, duhet parë sesi do të jenë parametrat dhe si do të vazhdojë riaftësimi dhe përshtatja me ritmet e vrapimit dhe të ndeshjeve. Kjo do të kërkojë kohë, kujdes dhe mjekësi të specializuar. Për një kthim tek Interi në Serinë A, përveç këtyre duhet edhe diçka tjetër. Nëse aparatin do ta ketë gjithnjë, sipas ligjeve në Itali dhe rregullave në Serinë A, ai nuk mund të luajë për asnjë skuadër aty, pra as për Interin. Mjeshtri i topit ndodhet në një moment të vështirë, por kryesorja është që mund të gëzohet me familjen e tij.
Sfidanti.al