Pau e Mark Gasol, si dhe Mirotiç, Barcelona Basket e vitit të ardhshëm

Këtë sezon patën sukses me trajnerin Jasikevicius duke fituar La Ligën e duke arritur në finale e Euroligës, mundur vetëm nga Anadolu Efesi. Barcelona ka shumë yjë, si dhe një ekip të fortë, por spikatën dy veteranë si Pau Gasol dhe Nikola Mirotiç. Këtyre pritet t’u shtohet edhe vëllai i Paut, Mark Gasol, që aktualisht luan për Los Anxhelos Lejkërsat në NBA. Edhe Pau ka qenë pjesë e Lejkërsave në kohën e Kobi Brajantit, ndërsa mosha e tij është tepër e madhe. Marku është më i ri, ndërsa kthimi i tyre do të thoshte kthim i legjendave, dhe një mundësi që Barcelona të kishte autoritet më të madh në Spanjë dhe në basketbollin europian.

Sfidanti.al