Erdhi koha e rinovimit të Vinisiusit dhe e klauzolës 1 miliardë euro!

Çmenduria e radhës do të ndodhë këto ditë, ndërsa sulmuesi brazilian mëson që nga plazhi se do të realizohet dëshira e tij, pra do të rinovohet kontrata. Pasi refuzoi Paris SG, Vinisius do të synojë të bëhet një legjendë e vërtetë për Realin, edhe pse madrilenët nuk mund t’i japin 40 milionë euro në sezon siç i premtuan francezët. Pas 10 ditësh, kur ai të kthehet nga pushimet, do të firmosë kontratën e re dhe klauzola e transferimit do të jetë 1 miliardë euro, siç është tradita në Spanjë. Vinisiusi pranon se tek Reali pati presion të madh, por ai pati ndihmën e patriotëve të tij si Kasemiro apo Marselo, por edhe të partnerit të sulmit, Karim Benzema.

Sfidanti.al