Një epokë e madhe, thuajse e pakrahasueshme sapo është mbyllur në “El Klasiko”, ajo e dueleve mes Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos. Pasditen e së dielës, në supersfidën Barcelona-Real Madrid, nuk do të jetë në fushë asnjë nga dy kampionët më të mëdhenj të botës në 10-12 vitet e fundit. Portugezi është larguar për fare, ndërsa argjentinasi është i dëmtuar, por si u ndanë rivalët e mëdhenj?
Bilanci thotë “Mesi”, pasi Barça e numrit 10 ka fituar më shumë ndeshje dhe ka shënuar më shumë gola. Po ashtu, ka pronësuar më shumë tituj. Në La Liga, që nga 29 nëntori 2009, janë luajtur 18 ndeshje, nga të cilat Barça ka fituar 10, barazuar 4, dhe humbur 4. Golat janë 39-23 për katalanasit. Mesi ka shënuar 11 gola në këto ndeshje ndaj 8 të Ronaldos. Në total, Mesi ka realizuar 17 rrjeta ndaj Realit që nga viti 2007, me bilancin 12 fitore, 5 barazime e 6 humbje, dhe me golaverazhin 51-33.
Sfidanti.al