Tamam si tek filmi “Dakët”, ku mbreti për të fituar një betejë të madhe bëri kurban djalin e tij, duke e hedhur mbi heshta. Edhe Partizani, në prag të betejës me të madhe, përballjes me Skënderbeun, ka bërë “kurban” djalin më autoritar nga 11-shja, kapitenin Lorenc Trashi. Tamam në ndeshjen më mikluese të sezonit, “demat” hedhin mbi “heshtat” e disiplinës, futbollistin më miklues, edhe pse me të majtën e tij shpesh herë bëhet si busull shpëtimi. Ishte vetëm një gjest i gabuar i Trashit pas ndeshjes me Luftëtarin apo ka shprehur disa fjalë që tradhëtojnë moralin apo paktin me “Dema-t” ? Thuhet se gabimi i tij u bë publik kur nuk mori pjesë në ritualin festiv pas ndeshjes, një zakon që tregon unitetin,por dhe respektin para tifozëve, gjë që konsiderohet si zgjedhje e trashë e ..Trashit.
Nuk thuhet, por mendohet të ketë edhe një gabim etik, ai që nuk i falet kapitenit, djaloshit që sapo kishte vënë “unazën” e lidhjes me ekipin nëpërmjet kontratës së re. Një vit më parë, ose gjithë këto vitet e fundit, kur do të luhej ndeshja plot cinizëm ndaj Skënderbeut, Partizani falte “ushtarët” e tij kur gabonin me disiplinën, vetëm e vetëm për të gjunjëzuar ekipin sundues të këtyre kampionateve. Këtë herë, orbita e kuqe eshte kapercyer, deri në sforcim, sepse ajo që do të ndodhë ka të bëjë me rregullin. Atë që quhet disiplinë, një zakon i hershëm,por dhe i harruar, i të parëve të tyre që shpalleshin me lavdi kampion! Ndaj pyetja e madhe, në prag të ndeshjes delikate, nuk është nëse do të fitoj Partizani apo Skënderbeu, por ajo tjetra, më lagpamëse , nëse e ka luksin ky Partizan për të dënuar heronjtë e vet, para se të shkojë ne fronin që i mungon prej shumë kohesh….
Sfidanti.al