Ëndrra e Florentino Perez është Haaland

Duket se Real Madridi dëshiron të bëhet edhe më galaktik. Ish-skauti i Los Blancos, Manolo Romero zbuloi në një intervistë për Cadena SER ëndrrën e numrit një të klubit, lojtarin që dëshiron. “Objektivi maksimal i Florentino Perez është Haaland. Kur presidenti dëshiron diçka, ai e merr atë”. Sulmuesi i Manchester City është i lidhur me anglezët deri në vitin 2027: një negociatë e mundshme do të ishte shumë komplekse, por me të ardhmen e Guardiolës ende në ekuilibër dhe gjyqin kundër Qytetarëve, skenarë të shumtë mund të hapen.

sfidanti.al