Nuk ishte ndonjë turp i veçantë, siç i ndodhi Bajernit apo Realit të Madridit, por ishte një trofe i ikur prej duarsh. Aq më tepër kur flitet për fituesin në fuqi të Kupës së Anglisë, Arsenalin, dhe për një skuadër që ka nevojë të marrë ndonjë trofe për të shpëtuar sezonin, siç bëri vjet. Sezonin e kaluar londinezët dështuan për të kapur Championsin, por fitorja e Kupës dhe pastaj e Superkupës i ndihmoi që të edicioni i tyre të merrte një lloj shkëlqimi.
Këtë herë nuk ndodhi kështu dhe ekipi i mbushur me rezerva nga trajneri Mikel Arteta nuk e përballoi dot formacionin titullar të Sautheëmptonit në Stadiumi e Shën Mërisë (Sent Meri). U desh një autogol i Gabrielit për të bërë diferencën dhe trajneri Arteta u detyrua të pranonte fajet. “Ne gabuam vetë te goli, dhe u eleminuam për mangësitë tona, – tha ai, – kjo është një goditje e rëndë, por kjo ndodh në Kupën e Anglisë dhe sidomos në një sezon kaq të ngarkuar”. Tashmë, shpresa e vetme e Arsenalit për trofe mbetet Liga e Europës.
Sfidanti.al