Tani, po dalin detaje nga ajo që ndodhi në dhomën e zhveshjes së përfaqësueses argjentinase, pasi kjo e fundit u mund me rezultatin turpërues 0-3 nga Kroacia. Për shkak të kësaj humbjeje, në dhomën e zhveshjes së Argjentinës pati një konflikt serioz, më saktënjë lloj revolte të kryesuar nga Leo Mesi kundër trajnerit Horge Sampaoli.
Gazetari i mediumit “TyC Sports”, Ariel Senosiain, ka publikuar dje një libër të tij, ku, midis të tjerave,jep detaje edhe rreth asaj që ai e quan revoltë, pasi lojtarët morën në dorë kontrollin e përfaqësueses dhe vendosën që ta largonin trajnerin e tyre, Horge Sampaoli, nga stoli i drejtimit. Sipas tij, lojtarët bënë një mbledhje nën drejtimin e Mesit dhe të Maskeranos.
“Ne nuk të kuptojmë dot ty, sepse, ti, nuk e di as vetë se çfarë do të na thuash neve. Ne nuk kemi më besim te ty, edhe ne kemi të drejtën tonë”, i thanë lojtarët Sampaolit, kurse ky i fundit u përgjigj: “Të drejtën për çfarë?”. Lojtarët ia kthyen Sampaolit: “Të drejtën për gjithçka, të drejtën për të bërë formacionin e ekipit”. Sampaoli pyeti Mesin: “Ti, do ta bësh formacionin?”. Mesi, kësaj pyetjeje iu përgjigj i nervozuar:
“Sa herë më ke pyetur se kë duhet të fusësh në lojë? Unë nuk të kam thënë ty asnjë emër që ta favorizosh”.
Sfidanti.al