Sebastian Fetel fitoi nje shans te arte per te rritur diferencen me rivalin e tij Ljuis Hamilton ne Formula 1. Piloti gjerman i Ferrarit fitoi pole position ne garen e shtepise se tij ne Gjermani, i pesti per te ne kete vit dhe i 55 ne karriere.
Ne pisten e Hokenhajmit, Fetel ishte praktikisht perfekt dhe e pershkoi ate me kohen 1 minute 11 sekonda e 212 te mijtat. Fetel e shenoi kete kohe ne castet e fundit te provave zyrtare duke zbritur Valteri Botas ne vendin e dyte me 204 te mijtat me shume.
Vendi i trete ishte per ferraristin tjeter, Kimi Raikkonen qe do te nise garen nga vija e dyte e startit perkrah Maks Vershtapen i renditur ne vendin ne vendin e 4. Kjo e shtune ishte per t’u harruar per Hamilton qe pati nje problem teknik ne fundin e sesionit te pare te provave duke u terhequr, garen do ta nise nga vendi i 14 para Riçardos qe pati nje penalizim.
Sfidanti.al