Edhe Abramoviç mund të bindet që Diego Kosta të shkojë në Kinë!

Nëse një klub diku, pavarësisht sesa larg apo afër, të ofron 90 milionë paund stërlina (gati 110 milionë euro) për kartonin e një futbollisti, atëherë mendohesh mirë. Vërtet suksesi sportiv është i rëndësishëm, por po ashtu bilancet e klubit, dhe për më tepër me këto para mund të marrësh të tjerë kampionë. Kjo është shifra që mediat britanike thonë se klubi kinez, Tianxhin Kuanxhian, për Diego Kostën, ndërsa vetë lojtarit i janë ofruar (gjithnjë sipas mediave) 85 milionë stërlina në vit rrogë!

Ky “tangërllëk prej firauni”, apo ndoshta “investim afatgjatë” (në një vend kur rroga 500 dollarë në muaj është e madhe) mund të bëjë që Çelsi të abdikojë, pra edhe miliarderi rus, Roman Abramoviç, ndërsa sulmuesi braziliano-spanjoll ndoshta do të tundohej nga kjo shifër (e cila, ashtu si kujtdo tjetër, nuk i hyn në punë për të qenë më i lumtur). Abramoviç, gjithsesi, e hodhi poshtë ofertën e janarit, duke mos bërë që Kosta të bëhej lojtari i dytë më i shtrenjtë në botë pas Pol Pogbasë. Vera, gjithsesi, po afrohet, dhe do të kemi lajme të reja.

Sfidanti.al