E ardhmja është e Barcelonës, ka 4 lojtarë në ekipin ideal U18!

Për momentin, po ia kalon shumë keq në fushën e lojës, ndërsa përsa i përket bilancit ekonomik është edhe më “zi”. Gjithsesi, Barcelona është një klub i madh, një “mace me shtatë shpirtëra”, dhe ndonëse ndodhet në kulmin e krizës po punon për të ardhmen. Sipas të përditshmes madrilene, “Marka”, katalanasit kanë një të ardhme shumë të mirë duke pasur parasysh talentin e ri që kanë në skuadër. “Marka” ka përpiluar një formacion të lojtarëve më të mirë U18 në botë, dhe këta janë mbrojtësi Balde, mesfushori Pedri, lojtari i krahut të djathtë Gavi, sulmuesi Ansu Fati. Të tjerët janë portieri Alemdar (Renë), mbrojtësit Livramento (Sauthempton) dhe Kaiki (Santos), mesfushori Kamavigna (Real Madrid), lojtari i krahut të majtë Belingham (Dortmund), lojtarët ofensivë Virc (Leverkusen) e Musiala (Bajern).

Sfidanti.al