Presidenti bavarez, Hainer, deklaroi se klubi i tij nuk do të investonte tek Erling Halandi sepse ka sulmuesin më të mirë të botës që shënon gola si askush tjetër. Ky sulmues është Robert Levandovski, veçse duket se Bajerni ka një problem me polakun. Pas 8 vitesh të sukseshme së bashku, futbollisti më në fund është i vendosur të provojë diçka tjetër, dhe pas përpjekjes së dështuar për të shkuar tek Reali, tani duket se do t’ia dalë. Në moshën 33-vjeçare, Leva nuk ka shumë mundësi për të luajtur në nivele të larta dhe agjenti i tij, Pini Zahavi, ka deklaruar se “një kalim i mundshëm në “Etihad” është duke u konsideruar”. Kjo deklaratë për “Bildin” ka kuptim sepse prej shumë muajsh edhe e shoqja e Levandovskit, Ana, ka dhënë shenja të qarta për një largim të të shoqit nga “Alianc Arena”. Polaku beson se ka edhe 4 vjet në karrierë për të luajtur në “top”, ndërsa tek Mançester Siti do të gjente ish-trajnerin e tij, Pep Guardiola, për të cilin ka respekt të madh, ashtu siç ka edhe për Jurgen Klopin.
Sfidanti.al