Interi i jep Barelës shiritin e kapitenit dhe 25 milionë për 5 vjet!

Është maksimumi i momentit për në Serinë A, të paktën për një klub që ende është në krizë financiare. Nikolo Barela pritet të jetë lideri i ardhshëm i Interit dhe klubi zikaltër ia ka ofruar shiritin e kapitenit për ta udhëhequr ekipin në vitet që do të vijnë. Përveç kësaj, rinovimi i kontratës do të thotë dyfishim i rrogës nga 2.5 në 5 milionë euro në sezon, që do të thotë 25 milionë deri në 2026, për aq sa parashikohet rinovimi. Po flasim për shifra të rëndësishme, por jo nga ato që jepen në Angli, nga ato që jep Paris SG, Reali apo Bajerni, madje as për standardin që Juventusi ka për të tillë si Paulo Dibalën dhe De Ligtin që arrijnë deri në 10 milionë euro në sezon.

Sfidanti.al