Nejmari i afrohet Pelesë dhe Mesit!

Tashmë ai ka 70 gola për kombëtaren e vendit të tij. Sulmuesi Brazilian, Nejmar, mbetet një “makinë” për të shënuar dhe është e qartë që do të thyejë rekordin legjenda të Pelesë me “selesaon”. “Mbreti” ka 77 rrjeta në karrierë, pra Nejmari është vetëm 7 gola larg, por gjithashtu sulmuesi i Paris SG synon të kapë Lionel Mesin që, me 80 realizime për Argjentinën, është shënuesi më i mirë për kombëtaret e Amerikës së Jugut. Nejmari shënoi vetëm 1 gol në fitoren 4-1 ndaj Uruguajit në eleminatoret e Kupës së Botës, ndërsa Brazili shkon drejt fazës finale në Katar duke qenë në vendin e parë në grupin amerikanolatin. Nejmari është 29 vjeç dhe mund të shënojë edhe shumë gola në të ardhmen, por gjithnjë nëse nuk heq dorë nga kombëtarja siç tha disa ditë më parë.

Sfidanti.al