Lumturia e “Markës”: Inteligjenca artificiale kurorëzon Benzemanë

Sulmuesi i Realit të Madridit është lojtari me më shumë efikasitet ndër sulmuesit e La Ligës, duke qenë edhe njëri nga më aktivët në lojën ofensive. Benzema ka realizuar 43 herë drejt portës kundërshtare duke pasur një efektivitet prej +5.15, pra më të mirë sesa të sulmuesve të tjerë si Fekir, Suarez apo Depai. Sulmuesi francez ka 9 gola të shënuar duke lënë pas Ojarzabalin me 6, dhe Vinisiusin me 5. Po ashtu, Benzema ka dhënë 7 asistë në 8 ndeshje duke lënë shumë prapa të tjerët (Jeremi Pino ka vetëm 3, po aq sa Mina, që e ndjekin më afër). Reali gjithashtu është ekipi që ka gjuajtur më shumë drejt portës, 149 herë, dhe që ka pasur më shumë ndikim (+11.28), duke kaluar në këtë statistikë Barcelonën që kryesonte përsa kohë kishte Lionel Mesin.

Sfidanti.al