Kështu beson trajneri i ri, Maurisio Poçetino, i cili e lidh atë me fitoren e titullit nga Paris SG. Jo sepse ka ndonjë dyshim që PSG do të dalë kampione e Francës, por me gjasë Kilian Mbape nuk ka pasur dëshirë që të diskutohet dhe të mësohen të rejat ndërsa vazhdon gara. Fillimisht, gjithçka ishte në “prapavijë” me vëmendjen tek Championsi, ndërsa tani për Ligën e Parë. “Mendoj se e ardhmja e Mbapesë do të mësohet pasi të fitohet titulli, – thotë tekniku argjentinas, – dëshira ime, ashtu si dëshira e klubit, është që Kiliane të qendrojë me ne. Situata rreth tij nuk më shqetëson si trajner, sepse kjo është normale dhe nuk ndodh vetëm tek PSG-ja, por edhe në ekipe të tjera”. Flitet se Reali është shumë pranë marrjes së Mbapesë, por ky i fundit paska kërkuar 100 milionë euro më shumë sesa është rënë dakord fillimisht.
Sfidanti.al