Dy ditë pas Championsit, media spanjolle kërkon titullin e 15-të nga Reali!

Nuk dihet nëse do të ketë vazhdimësi, nëse me Karlo Ançelotin do të përsërisin atë që bënë me Zinedin Zidanin, për të mos shkuar aq prapa sa për të kujtuar ekipin e madh të viteve 50-të. Në Madrid kërkojnë nga Reali që të fitojë titullin e 15-të kampion të Europës, vetëm 2 ditë pas fitores së Championsit në Paris ndaj Liverpulit. Suksesi i spanjollëve ishte tepër i vështirë, me “shpirt ndër dhëmbë” dhe vetëm falë pritjeve të jashtëzakonshme të portierit Tibo Kurtua, por gjithsesi emri i Realit u shkruajt në trofeun “me veshë”. Skuadra e madhe madrilene ka fituar 14 tituj të tillë që nga sezoni i parë 1955-1956, duke qenë me diferencë mbi të tjerët. Milani që është pas tij ka 7 trofe, ndërsa Liverpuli e Bajerni nga 6.

Sfidanti.al