Mesi: Është e qartë, Benzema e meriton Topin e Artë!

E thotë triumfatori në fuqi, ndonëse trofeun e fundit e mori duke shkaktuar shumë polemika. Lionel Mesi është 7 herë fitues i Topit të Artë dhe beson se këtë herë meriton që titulli t’i jepet sulmuesit të Realit të Madridit, Karim Benzema. “Mendoj se është krejtësisht e qartë dhe se nuk ka asnjë dyshim se kush duhet ta fitojë, – tha Mesi, – Benzema ka qenë më i miri”. Francezi 34-vjeçar është në kulmin e karrierës duke udhëhequr ekipin drejt titullit në La Liga dhe po ashtu në Champions. Benzema shënoi 47 gola e dha 16 asistë në 51 ndeshje këë sezon, nga të cilët 27 gola e 12 asistë në kampionat.

Sfidanti.al