Mesi: Reali? Në Champions nuk fiton gjithmonë më i miri!

Kur këto fjalë dalin nga goja e futbollistit më të madh të epokës, dhe njërit nga 3 më të mirët e të gjitha kohëve, bashke me Pelenë e Maradonën, atëherë duhen dëgjuar me kujdes. Lionel Mesi e përgëzon Realin e Madridit për fitoren e Ligës së Kampionëve, por thekson se ky konkurrim nuk fitohet gjithmonë nga ekipi më i mirë. “Jo gjithmonë fiton më i miri, – deklaroi ai, – Realit të Madridit nuk i duhet hequr asnjë meritë, sepse është kampioni dhe se është gjithnjë pretendent, por nuk ishte ekipi më i mirë i këtij Championsi. Kështu ndodhi me ne (PSG), me Çelsin, Sitin dhe Liverpulin”.

Sfidanti.al