Juventusi e mendon Vrionin si “zëvendësin” e Vlahoviçit

Ekziston gjithnjë mundësia që sulmuesi shqiptar të transferohet në një ekip tjetër gjithnjë nëse në Torino do të vijë një ofertë e mirë. Mediat italiane shkruajnë se në klubin piemontez po mendohet seriozisht për të ardhmen e Xhakomo Vrionit që fitoi Këpucën e Artë në Bundesligën austriake me 19 gola. Juventusi e përgëzoi shqiptarin 23-vjeçar, kartonin e të cilit e ka vetë, ndërsa ka dy plane. Njëri është që Vrioni të bashkohet me bardhezinjtë e Alegrit dhe të jetë “zëvendësi” i Dushan Vlahoviçit, ndërsa tjetri është që të transferohet. Anderlehti jep 4 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa sipas mediave italiane Vrioni është shumë i kërkuar nëpër Europë.

Sfidanti.al