Kristi Qose “gradohet” kampion, shkon tek Viktoria Plzen

Mesfushori shqiptar, që ka qenë disa herë pjesë e kombëtares, hodhi një hap të rëndësishëm në karrierë. Kristi Qose arrin majat në Republikën Çeke duke firmosur kontratë 2-vjeçare me skuadrën kampione, Viktoria Plzen (apo Plzenj, siç e lexojnë çekët). Pasi luajti për dy sezone me ekipin modest të Superligës çeke, Karvina, ai u vlerësua si një mesfushor i rëndësishëm i rolit mbrojtës, dhe tani do të ketë mundësi të luftojë për tituj në Çeki, si dhe që të jetë në Champions apo edhe në Ligën e Europës. Në moshën 26-vjeçare arrin maksimumin në këtë kampionat pasi e nisi futbollin në Greqi, në akademinë e PAOK-ut të Selanikut, e pasi provoi Iraklisin, Apollonin e Pontusë, Panserraikosin, Zemplinin apo edhe Ruzhomberokun.

Sfidanti.al