Dortmundi vërtet ka ultimatum për Halandin: Merri 16 milionë euro në vit!

Deri tani u duk një shaka, por klubi gjerman e ka seriozisht. Drejtuesit e Borusias janë të lodhur nga spekullimet lidhur me të ardhmen e sulmuesit norvegjez dhe duan të bëjnë qartësi lidhur me këtë. “Të japim 16 milionë euro rrogë në sezon, nëse qendron të paktën edhe një vit tjetër”, – thotë shefi ekzekutiv Vacke. Nuk dihet se çfarë mendon Erling Halandi dhe agjenti i tij Mino Raiola, që mund të shkojnë ku të duan mjaft që të hapin gojën. Vacke sqaron se për Halandin janë të interesuar jo vetëm Reali i Madridit, por plot 25 klube të tjerë.

Sfidanti.al