Dortmundi nuk mbetet pa trofe, fiton Kupën dhe shpëton sezonin!

Ishte Borusia e Dortmundit fituesja e Kupës së Gjermanisë për këtë vit. Në finalen e madhe luajtur në stadiumin “Olimpik” të Berlinit, formacioni I trajnerit Tomas Tuhel mundi 2-1 Frankfurtin dhe triumfoi në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në Gjermani.

Dembele dhe Obamejang shënuan për Dortmundin, ndërsa Frankfurti barazoi përkohësisht rezultatin me golin  e realizuar nga Rebiç. Kjo ishte kupa e katërt në histori për Borusian, por e para pas 5 vjetësh të dominuar nga Bajernit.

Dortmundi është shpallur edhe 8 herë kampion i Gjermanisë, ndërsa sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Kampionëve, duke vazhduar të mbetet një nga skuadrat më të mira të vendit të saj.

Sfidanti.al