Dortmundi kthehet në “shina”, Hofenhajmi veç sa i prishi punë Bajernit!

Reagimi erdhi dhe ishte i fortë. Nuk dihet nëse Borusia e trajnerit Lysien Favre do të dijë ta mbajë këtë ritëm, por suksesi 4-0 në “Signal Iduna Park” ndaj Frajburgut e ktheu në shina. Erling Haland shënoi dy gola, Emre Xhan e Feliks Paslak nga një secili dhe Dortmundi u ngjit në kuotën e 6 pikëve në Bundesligë, me dy fitore e një humbje, dhe me golaverazhin shumë të mirë 7-2. “E kemi talentin, i kemi mundësitë për të bërë gjëra të mëdha, por shpresoj që lojtarët të piqen sa më shpejt dhe të jemi më të fortë në mentalitet e në fazën mbrojtëse”, – tha Favre.

Haland ka 4 gola në 3 ndeshje, shënuesi i dytë më i mirë i kampionatit pas Andrej Kramariçit të Hofenhajmit që ka 6. Sulmuesi kroat shënoi sërish, por kjo nuk mjaftoi dhe Hofenhajmi i trajnerit Hënes u mund 1-2 në fushën e Frankfurtit, ekipit që kryeson Bundesligën me 7 pikë. Duket se Hofenhajmi pati forcë vetëm sa për t’i prishur punë Bajernit.

Sfidanti.al