Ishte një mendim që kur ish-lideri i Paris SG mbërriti në “Stemford Brixh”, të merrte të njëjtin rol edhe tek Blutë e Londrës. Pas kësaj që ndodhi në ndeshjen Çelsi-Kristal Palas duket se trajneri Frenk Lampard e ka kapitenin në ekip, pa pasur nevojë për Tiago Silvën. Në minutën e 82-të, kapiteni Sesar Azpilikueta ndërhyri duke kundërshtuar Tami Abrahamin. Sulmuesi i ri kishte marrë topin për të ekzekutuar një penallti, por Azpilikueta ndërhyri duke mos e lejuar. Spanjolli ia dorëzoi sferën penallistit zyrtar të Bluve, Zhorzhinjos, që kishte shënuar një penallti më parë. Zhorzhinjo nuk gaboi as herën e dytë, dhe Çelsi fitoi 4-0. Golat e tjerë u shënuan nga Ben Çiluell dhe Kurt Zuma, dhe që të gjithë u realizuan në pjesën e dytë.
Sfidanti.al