Gjendja te Genoa përkeqësohet dita ditës. Pas 3 rasteve pozitive të ditës së premte, klubi xhenovez bëri të ditur edhe 3 raste të reja pas testeve më të fundit me tamponë dhe bëhet fjalë për futbollistët Davide Biraschi, Domenico Criscito e Darian Males. Në këtë mënyrë, te skuadra kuqeblu shkon në 22 numri i të prekurve me Covid-19 me skuadrën xhenoveze që pasi kërkoi shtyrjen e ndeshjet me torinon të kësaj të shtune, një kërkesë që u pranua, vendosi edhe të anulojë deri të hënën stërvitjen e futbollistëve që kanë rezultuar negativë në testet e tyre.
Ndërkaq edhe te Atalanta është regjistruar një rast pozitiv me coronavirusi por nuk dihet nëse bëhet fjalë për një futbollist apo për ndonjë anëtar të stafit teknik. ndërkaq, klubi bergamask anuloi konferencën për shtyp të trajnerit Giampiero Gasperini në prag të ndeshjes të së dieles me Cagliarin.
sfidanti.al