Donaruma qenka i shqetësuar nga rivaliteti me Kejlor Navasin

Herë luan, dhe herë mbetet në stol, por kështu është kur në një ekip të rëndësishëm të dy portierët janë të mirë. Xhixho Donaruma e ka shprehur hapur se nuk është aspak i kënaqur nga rivaliteti me Kejlor Navasin tek Paris SG, madje është i shqetësuar. “Kjo situatë më shqetëson, rivaliteti me Navasin, – shprehet portieri i Italisë, – tek Milani isha mësuar të luaja gjithnjë. Të rrish në stol të bën keq, mua më bë keq. Gjithsesi, besoj se kjo gjendje do të zgjidhet shpejt”.

Sfidanti.al