“Do të shkoj në Bernabeu dhe do mbështes Realin”

“A do ta drejtoj Bayern-in? Jo, do të shkoj të shikoj ndeshjen. Shpresoj që Real Madridi të fitojë”. Zinedine Zidane hesht thashethemet për mbërritjen e tij të mundshme në pankinën e Bayern që në fillim në intervistën e dhënë Sky Sport. Ish-lojtari i Juventusit dhe Real Madridit, i pyetur për të ardhmen e tij, e anashkaloi pyetjen në mënyrë të shkëlqyer duke e fokusuar përgjigjen e tij në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të planifikuar për nesër në mbrëmje në “Santiago Bernabéu”.

sfidanti.al