Çfarë mund të thuhet për një ekip ku mund të jenë së bashku Kilian Mbape, Nejmar dhe Lionel Mesi? Ndoshta do të dukej paksa si “galaktikët” e Realit, të ishte një biznes i madh, por një skuadër me probleme, veçse duket se kjo mund të ndodhë. Mediat spanjolle shkruajnë se babai i Mesit ka shkuar në një konsullatë të Katarit për të biseduar me sheikët që kanë aksionet e Paris SG për një kalim të djalit të tij në Francë. Vetë Horge Mesi e hodhi poshtë këtë lajm, por dyshimet mbeten, ndërsa historia e Mesit tek Barcelona është kthyer në një “film pa zë”. PSG-së nuk i mungojnë paratë, dhe një afrim i Mesit mund të bindte edhe Mbapenë për të refuzuar Realin, ndonëse do ta ngarkonte së tepërmi pjesën tjetër të skuadrës në lojën mbrojtëse. Për kapitenin katalanas thuhet se mund të shkojë tek Mançester Siti i Guardiolës, pra ai duhet të zgjedhë, ndërsa largimi nga “Kamp Nou” duket gjithnjë e më i mundshëm.
Sfidanti.al