Ish-lideri i skuadrës i la shokët në baltë këtë fundjavë në Angli duke marrë karton të kuq në humbjen e londinezëve ndaj Bërnlit. Granit Xhaka është sërish në një moment të keq, siç ishte kur u përplas me tifozët e Arsenalit dhe humbi shiritin, ndërsa ndryshimi i trajnerëve duket se nuk po arrin të ndikojë në “Emirejts”. Mediat angleze shkruajnë se klubi i Londrës ka 15 vjet që gabon me kapitenët, duke emëruar lojtarët e gabuar, pra një seri që fillon që nga kohët e Arsen Vengerit. Për momentin, kapiteni është Obamejangu, por sulmuesi nuk po shënon gola, madje shkaktoi autogol. Arsenali ende nuk po gjen një kapiteni si Patrik Vieira që u largua 15 vjet më parë tek Juventusi
Sfidanti.al