Dëgjoni Raiolan: Ibra mund të luajë edhe për 5 vjet dhe Haaland mund të luajë në Itali

Mino Raiola nuk është kurrë banal, si gjithmonë. Agjenti i njohur foli për kampionët që ka klientë nga Ibrahimovic e deri te Haaland.

‘Zlatan është një Bansky. Është një person që nuk rresht së të habituri-tha Raiola-teksa mendon se po ecën në një rrugë normale të del përpara një Bansky. Më bëhet qëjfi që Pioli ia doli ta bindë sepse në rast të kundërt do ta kisha bërë unë. Ai nuk mund të ndalet sepse nuk ia lejoj unë. Një lojtar i tillë është për të ardhur keq nëse e lë futbollin. E di që duhet të vazhdojë edhe për disa vjet, akoma 5 dhe nëse nuk është për të, është për mua’

Në orët e fundit filluan të qarkullonin zërat për interesin e Milanit për Haaland

‘Ka një të ardhme të ndritur, është një djalë i jashtëzakonshëm-shtoi Raiola-duket se di si të administrojë veten brenda dhe jashtë fushe. Ai është Vikingu ynë. Vikingët pushtuan botën kur kishte e vështirë dhe ai do ta bëjë këtë. Haaland në Itali? Nuk dihet asnjëherë. Mendoj se një kalim i tij në Itali nuk është për t’u përjashtuar si mundësi’.

Raiola foli edhe për portierin Gigio Donnarumma.

‘Shoh një të ardhme plot diell për Donnarumma-tha Raiola-dielli është pak nga të gjitha anët dhe rëndësishme është që ai është’.

Sfidanti.al